Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë gola në dy ndeshjet miqësore, Rrahmani: S’e kam ndërmend të ndalem (VIDEO)

NULL NULL
09.06.2025 22:49

Sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani, ishte në formë tejet të lartë në dy ndeshjet miqësore.

Rrahmani i realizoi plot pesë gola, dy ndaj Armenisë dhe tri ndaj Ishujve Komore.

Ai u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjet e tij.

Por, futbollisti i Sparta Pragës, në një intervistë për Klan Kosovën pas ndeshjes së sotme u shpreh se nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Unë nuk e kam ndërmend të ndalem. Çkado që vjen nga Zoti, është e mirëseardhur. Patjetër që duhet të jemi falënderuar për këto të mira”, deklaroi ai për Klan Kosova.

“Shpresojmë që mos të ndalem”, theksoi Rrahmani.

“Dardanët” në dy ndeshjet miqësore të qershorit fituan ndaj Armenisë (5:2) dhe Komores (4:2).

Këto ndeshje ishin test për skuadrën e Franco Fodas në prag të nisjes së kualifikimeve për Botërorin 2026./ Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.