Pesë gola e plot kartonë, Gallata e fiton betejën ndaj Tottenham NULL NULL 07.11.2024 21:41 07.11.2024 21:41 Galatasaray ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Tottenhamit, në Europa League. Gjiganti turk mposhti 3:2 ekipin nga Londra e Veriut në Stamboll. Aty po ashtu u zhvillua një lojë tejet e ashpër, ku referi ndau hiç më pak se nëntë kartonë të verdhë e një të kuq, ku futbollisti i skuadrës angleze Lankshear, u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Vendasit në epërsi i kaloi Akgun, në minutin e gjashtë të ndeshjes, por nuk vonoi shumë dhe Tottenham barazoi shifrat, në 12 minuta më pas. Osimhen “shpërtheu” duke shënuar dy herë në periudhën e shtatë minutave për t’i dhënë epërsinë e dy golave Galatasarayt. Krejt tjetër çfarë arritën të bënin “Spursat” ishte edhe goli i dytë në minutën e 69-të nga Solanke. Me këtë fitore, Galatasaray merr përkohësisht primatin në Ligën e Evropës me 10-të pikë pas katër ndeshjeve. Në anën tjetër, Tottenhami e pëson humbjen e parë dhe bie në vendin e pestë me nëntë pikë të grumbulluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.