Pesë gjëra që tregojnë se vuani nga ankthi NULL NULL 10.09.2019 12:29 10.09.2019 12:29 Shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm për të kuptuar se po përjetojnë një ankth. Ata përjetojnë situate të komplikuara dhe kjo gjë shfaqet edhe performancën e tyre të përditshme, megjithatë të tjerët e vënë re shumë vonë. Nëse ju ndodh të dalloni këto shqetësime tek personat afër jush, merrni parasysh se mund të jenë duke u përballur me ankthin? Refuzojnë ftesat Nuk kanë dëshirë dhe forcë të dalin. Edhe pse mund t’i duan shumë personat që po u bëjnë ftesën, arsyet pse nuk e pranojnë, nuk i kuptojnë as vetë ata. Fiksohen mbas gjërave që të tjerët s’u japin rëndësi Është një simptomë tipike e ankthit. Këtyre personave mund t’u ndodhë të fiksohen pas diçkaje që dikush e tha disa ditë më parë, ose për mënyrën se si i pa dikush në rrugë. Zgjohen nga gjumi dhe nuk arrijnë të flenë përsëri Gjumi është një problem i madh në jetën e personave me ankth. Zgjohen papritur, nuk mund të qetësohen sepse tensioni e ankthi bëhen shkak për zgjimin e tyre. Kanë frikë se mos ndodh më e keqja U ndodh që të parashikonë dhe imagjinojnë fatkeqësi të mëdha. Nëse udhëtojnë, kanë frikë nga aksidentet. Nëse sëmuren, kanë frikë mos është diçka e keqe. Mund të mendojnë marrëzira dhe vetëm personat që e kanë kaluar një situatë të tillë mund t’i kuptojnë. Shqetësohen akoma më shumë nëse dikush i pyet a janë mirë Gjatë një krize ankthi, nëse dikush i pyet a janë mirë, mund të përkeqësohet gjendja. Këta njerëz thjesht duan t’I ndihmojnë, por në kokën e një personi me ankth nuk funksionon kështu. I kap paniku nëse dikush flet për të ardhmen E ardhmja është një temë që u shkakton dëshpërim. Kështu që personat me ankth nuk duan të pyeten rreth planeve të tyre për të ardhmen. Madje as të tjerët nuk duhet t’u flasin për të ardhmen e tyre sepse kjo gjë i bën të ndihen të paaftë për të ndërtuar të ardhmen e tyre, shkruan Living. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025