21:00, 21 Gusht 2019

Fytyra ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm që të ruajë elasticitetin, sidomos pas moshës 25 vjeç kur fillojnë të shfaqen edhe rrudhat e para, pasi trupi prodhon më pak kolagjen.

Megjithatë, nëse çdo darkë i respekton gjithmonë këto pesë rregulla, rininë do ta kesh më shumë vite me vete.

Ja çfarë duhet të bësh çdo natë:

  1. Laje fytyrën mirë me detergjentin specifik për tipin tënd të lëkurës. Nëse nuk e lan fytyrën në darkë, poret do të ngarkohen me papastërti dhe duke qenë të bllokuara, nuk i japin mundësi lëkurës të freskohet.
  2. Shpëlaje me ujë të vakët, sepse kështu zgjeron venat dhe përmirëson qarkullimin e gjakut lirshëm.
  3. Shpëlaje edhe me ujë të ftohtë. Pas ujit të ngrohtë, shpëlarja me ujë të ftohtë është një lloj gjimnastike, sepse e tendos lëkurën dhe e rikthen në gjendjen e mëparshme.
  4. Thaje me peshqir të pastër. Nëse është i ashpër, aq më mirë, sepse peshqiri largon qelizat e vdekura nga fytyra.
  5. Përdor kremin hidratues. Është shumë e rëndësishme që pas larjes të përdorësh kremin hidratues që fytyra të qëndrojë e butë, por edhe të ushqehet me vitamina, si C dhe E, sepse rigjenerojnë lëkurën dhe parandalojnë rrudhat.

Konkurs Pune

Lexo më shumë