Pesë gjeneralë ushtarakë japin dorëheqje në Turqi NULL NULL 25.08.2019 23:28 25.08.2019 23:28 Pesë gjeneralë të ushtrisë turke kanë dhënë dorëheqje pas një takimi të këshillit ushtarak që u është zhvilluar në fillim të muajit gusht. Këshilli i Lartë Ushtarak (YAS), i kryesuar nga Presidenti Tayip Erdogan, u mblodh për të diskutuar për promovimet, pushimet nga puna dhe vendosjet e personelit të lartë ushtarak më 1 gusht të këtij viti, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Dorëheqjet nga një gjeneral i madh dhe katër gjeneralë brigadier u dorëzuan si një reagim ndaj vendimeve të këshillit, të cilat u përshkruan nga oficerët ushtarakë në pension si një përpjekje për ta bërë ushtrinë turke më të vogël. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 3 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 5 minuta më parë