Pesë anëtarë të “Proud Boys” shpallën fajtorë për ngjarjet në Capitol Hill NULL NULL 04.05.2023 23:39 04.05.2023 23:39 Katër anëtarë të ekstremit të djathtë të grupit “Proud Boys”, janë shpallur fajtorë, për ngjarjet në Capitol Hill pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në vitin 2020. Kryetari i “Proud Boys”, Enrique Tarrio, Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl, u shpallën fajtorë për një sërë akuzash, duke përfshirë pengim i zbatimit të ligjit gjatë trazirave civile, shkatërrim të pronës qeveritare e nxitje. Ndërsa, i akuzuari i pestë, Dominic Pezzola, u shpall i pafajshëm për komplot kryengritjeje, ndryshe nga të pandehurit e tjerë, pasi nuk pretendohet që ai pati pozicione drejtuese në organizatë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv Secili nga të pandehurit u dënua për të paktën një akuzë që mbart një dënim maksimal prej 20 vitesh burg. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS