Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

NULL NULL
12.05.2023 18:55

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar Zyrën e Presidentes së Kosovës se ka marrë kërkesë për kontestimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre, sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit”, ka thënë për Klankosova.tv zyrtari për media nga presidenca Bekim Kupina.

“Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”.

Tutje, ai ka thënë se “Presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre”.

Ai shtoi se sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Osmani do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS