Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përvjetori i çlirimit: Ushtarët e KFOR-it na ngushëlluan për humbjet (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 20:38

“Babë, unë kam vendosur t’i bashkohem luftës. Veç unë, ti e Zoti e dimë. Çka po m’thu?”

Këto ishin fjalët e fundit që Abdullah Qerkezi ia tha të atit para se t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Trimi nga Obiliqi që atë kohë ishte vetëm 29-vjeçar, ra herokisht në mbrojtje të atdheut.

Në muze, familja akoma e ruan si kujtim veturën e tij me të cilën kreu aksione kundër pushtuesit serb.

Falë gjakut të tij e dëshmorëve të tjerë, por edhe bombardimeve të NATO-s kjo qytezë u çlirua më 14 qershor 1999, kur arritën edhe paqeruajtësit e misionit KFOR.

Këta të fundit u kujdesën t’ua zbusin dhembjen të gjallëve, për familjarët e vrarë në luftë.

E në përkujtim të kësaj dite, nën patronatin e krytarit të komunëssë Obiliqt ,  Xhafer Gashit,   të shtunën u mbajt një organizim në shtëpinë e kulturës  “Xhavit Haziri ”

Si ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tha se 14 qershori është datë me rëndësi e që duhet mbajtur mend.

Në manifestimin për ta shënuar këtë ditë morën pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave të luftës, si edhe përfaqësues politik e institucionalë lokalë.

Ndërsa për disponimin e tyre dhe nderimin e dëshmorëve u kujdes ansambli i qytetit me programin e përgatitur enkas për këtë ditë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.