Përveç Messit, te Barcelona pritet të kthehet edhe Neymar NULL NULL nga Endrit Zogaj 17.05.2023 17:05 nga Endrit Zogaj 17.05.2023 17:05 Messi thuhet se është i hapur për një rikthim në Barcelonë, të cilët janë shumë të interesuar për të ri-nënshkruar ish-yllin e tyre. Megjithatë, duket se argjentinasi nuk është i vetmi sulmues i PSG-së që dëshiron të kthehet në Kataluni këtë verë. Sipas Relevo, Neymar Junior dëshiron të kthehejt në Barcelonë, megjithëse për momentin, ai e kupton se është një ëndërr e pamundur për shkak të situatës së pasigurt financiare të klubit. Neymar ishte mysafir i skuadrës së Barcelonës në festën e tyre për titullin kampion në La Liga të Spanjës. Kanë qarkulluar shumë lajme se PSG po kërkon të shesë Neymarin gjatë kësaj vere. E nuk përjashtohet mundësia që edhe braziliani të kthehet tek Barça, pasi edhe në vitin 2019 ishte shumë pranë rikthimit tek klubi blaugran.