Përveç gungave, shenjat e tjera që tregojnë se keni kancer të gjirit

Përveç gungave, shenjat e tjera që tregojnë se keni kancer të gjirit

NULL NULL
6 days më parë

Kanceri i gjirit është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Ai është njëri nga kanceret më të zakonshme te gratë, i cili prek rreth 2.1 milionë gra çdo vit.

Ky kancer nuk është se shfaqet vetëm te gratë, edhe burrat janë të rrezikuar nga ai.

Simptomat më të hershme të kancerit të gjirit, megjithatë, shpesh më mirë ndihen sesa shihen, prandaj të qenit i vetëdijshëm për gjoksin tuaj me një ekzaminim të rregullt nga vetja ose një klinicist, mund të ndihmojë në zbulimin e ndryshimeve të papritura që kërkojnë hetime të mëtejshme, thotë gjinekologu Dr.Geeth Monnappa, transmeton Klankosova.tv

Këtë muaj të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mjeku shpjegon se megjithëse theksi ka qenë gjithmonë në zbulimin e gungave në gji ose sqetull, duhet të dini për shenja të tjera të kancerit që kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme:

Ndryshim në madhësinë ose formën e gjirit

Është e zakonshme që gjinjtë të fryhen dhe të ndjehen të dhimbshëm para menstruacioneve. Por nëse vëreni një ndryshim në madhësinë e njërit gji, në veçanti, ndoshta është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj për këtë.

Rrjedhje nga thithat

Çdo rrjedhje e gjirit e holluar me ujë, me gjak apo qumësht, në një person që nuk ushqen me gji, ka nevojë për një vlerësim më të plotë.

Thitha të futura brenda

Edhe pse shumë njerëz kanë thithka të sheshta ose të përmbysura si një tipar normal, nëse vëreni që thithkat tuaja drejtohen nga brenda në vend që të dalin nga jashtë, konsultohuni me mjekun tuaj.

Skuqje ose lëkurë e plasaritur në thithë ose gji

Kjo mund të jetë shenja e parë e kancerit të gjirit që prek thithën, e njohur si sëmundja e Paget. Lëkura e plasaritur mund të jetë gjithashtu rezultat i kushteve të lëkurës si ekzema dhe dermatiti atopik, prandaj nuk tregon gjithmonë kancerin, por prapëseprapë kërkon një vlerësim nga një mjek.

Irritim ose zbehje e lëkurës së gjirit

Nëse lëkura e gjirit tuaj duket e thartuar, keni nevojë për vlerësim të menjëhershëm për të përcaktuar shkakun.