Përurohet vëllimi i parë i leksikonit ”Vendbanimet e Kosovës” NULL NULL 06/09/2018 06/09/2018 Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, sot u përurua vëllimi i parë i leksikonit ”Vendbanimet e Kosovës” . Ky libër permbanë 37 qendra urbane komunale të Kosovës të lustruara nga një numër i madh i hartave dhe fotografive të ndryshme për ta bërë më lehtë të kuptueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë, njofton Klan Kosova. E pavarësisht se në leksikon përfshihen të gjitha komunat e Kosovës, vëmendje më e madhe i është kushtuar kryeqytetit. Në shkrimin e këtij libri kanë kontribuar rreth 35 persona kryesisht gjeograf dhe historianë të diplomuar në Universitetin e Tiranës. Ndonëse për botimin e vëllimit të parë u hasën mjaft vështirësi, sipas kryeredaktorit të tij, Hivzi Islamit, ambiciet për t’i botuar edhe dy vëllime të tjera janē të mëdha. “Seksioni i shkencave shoqerore te Akademise se Arteve dhe Shkencave të Kosovës, marrin përsiper të kryejnë këtë leksikon me tri pjesë”. Libri u mbështet financiarisht edhe nga Akademia por edhe nga shtypshkronja Dukagjini, njofton Klan Kosova.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022