Përurohet salla e tretë operative në Kirurgjinë Vaskulare, Ismaili: Po e ruajmë shëndetin dhe xhepin e qytetarëve NULL NULL 15.01.2020 12:22 15.01.2020 12:22 Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka përuruar sallën e tretë operative në Kirurgjinë Vaskulare. Me këtë rast Ismaili tha se është shumë i lumtur me investimet që janë bërë në këtë klinikë. “Jam jashtëzakonisht i lumtur me investimet që po shoh se janë realizuar këtu. Kjo ka qenë një kërkesë e kahmotshme e Kirurgjisë Vaskulare, që të ketë edhe një sallë tjetër. Një sallë që është moderne që i plotëson kuishtet që t’u shërbejë pacientëve me kualitet sa më të lartë”,- tha Ismaili. “Duke krijuar hapësira moderne si kjo, do të jemi në gjendje që të shtojmë shërbimet dhe ta heqim listën e pritjes. Në këtë mënyrë do të ruajmë shëndetin por edhe xhepin e qytetarëve”-shtoi ai. Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, tha se qëllimi i këtyre investimeve është që pacientëve t’u bëhet më i lehtë mjekimi dhe shërimi. “Gradualisht po ngrisim shërbimet profesionale në QKUK që qytetarëve tanë t’u ofrojmë më shumë mundësi për t’i trajtuar problemet e tyre shëndetësore”, ka thënë Sejdiu. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka thënë se me sallën e tretë operative pacientët do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të mëdha trajtimi. Për sallën e re opartive në Kirurgjinë Vaskualre janë shpenzuar mbi 100 mijë euro, ndërsa 100 mijë euro të tjera janë shpenzuar për modernizmin me pajisje të sallave ekzistuese. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 54 minuta më parë