Përurohet parku i ri në lagjen "Lakuriq" të Prizrenit

Përurohet parku i ri në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit

NULL NULL
4 javë më parë

Sot në lagjen “Lakuriq” në Prizren është përuruar parku i ri. Ai u bë nga organizata “Ec ma ndryshe” në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Në përurim mori pjesë edhe i pari i këtij qyteti, Mytaher Haskuka i cili tha se ky projekt ishte i nevojshëm për këtë pjesë të qytetit.

Ai luti banorët që ta ruajnë atë, njofton Klan Kosova.

“I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, shpresoj që komuniteti ta ruaj këtë vend, sepse nuk është në rregull që parku të bëhet e më pas të mos të ruhet”, u shpreh Haskuka.

Projekti kap shifrën e rreth 50 mijë eurove.