Përurohet libri “Në dallgët e jetës”, nga autori i ndjerë Asdren Krasniqi NULL NULL 30/03/2022 30/03/2022 Kujtimet, shkrimet e letrat e lëna pas nga profesori i Vushtrrisë, Asdren Elez Krasniqi, u përuruan të martën në vëllimin poetik “Në dallgët e jetës”. Në këtë ngjarje, veç familjarëve e dashamirëve të librit, morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, njofton Klankosova.tv. Ish-profesori i gjuhës gjermane, Asdren Krasniqi, ndërroi jetë më 29 mars të vitit 2021. E pikërisht në një vjetorin e vdekjes, edhe iu përuruan shkrimet e tij. Me këtë rast, redaktori i veprës, Mentor Hajrizi, tha se “botimi postum “Në dallgët e jetës”, i poetit Asdren E. Krasniqi, është një vepër poetike. Poeti lirik dhe i pazbuluar, në të gjallë të tij, në vargun e viteve, solli dhe la në dorëshkrim një krijim letrar të rrallë. Në këtë vepër, poeti vushtrrias, nëpërmes figurave poetike, mishëron gjendjen shpirtërore, mendimet dhe ndjenjat që i shfaqen nën ndikimin e jetës shoqërore.
Kulturë "Një amerikane në Kosovë 1981-1997", libri që sjell përvojën e autores në botën shqiptare 12 minuta më parë
Futboll Tifozët e Barcës bëjnë shaka me Realin, brohorasin "Ku është Mbappe?" (VIDEO) 20 minuta më parë
Lajme Burri 75 vjeç dhe gruaja 70, bekohen me fëmijën e tyre të parë 54 vjet pas martesës 22 minuta më parë