Peruja mposht Kilin dhe kalon në finale (VIDEO) NULL NULL 04.07.2019 08:01 04.07.2019 08:01 Peruja e ka mposhtur Kilin me rezultat 3-0 në gjysmë finalen e dytë në kuadër të Kupës së Amerikës. Më këtë fitore Peru kalon në finale ku do të luajë kundër Brazilit. Golin e parë të kësaj ndeshje e ka realizuar futbollisti Flores në minutën e 21-të, transmeton Klan Kosova. Të dytin gol e ka shënuar Youtun në minutën e 38-të pas një dalje të gabuar të portierit të Arias. Ndërsa golin e tretë Peru e ka realizuar në minutat shtesë të pjesës së dytë nëpërmjet futbollistit Guerreros. Finalja Brazil-Peru pritet të zhvillohet me datën 7 korrin në orën 22:00. Ndeshja për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, ajo mes Argjentinës dhe Kilit do të luhet me datë 6 korrik në orën 21:00. https://www.youtube.com/watch?v=h_MuP16wJg4 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.