Personat që ishin brenda Manastirit në Banjskë u përcollën për në Novi Sad nga EULEX NULL NULL 25.09.2023 16:59 25.09.2023 16:59 Një grup terrorist i armatosur gjatë së dieles sulmoi policinë e Kosovës, ku i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Grupi i përbërë prej 30 personash u barrikaduan brenda një Manastiri në fshatin Banjskë të Zveçanit, e ku u raportua se brenda kishte edhe një numër pelegrinësh. Sipas mediave serbe, ata u përcollën për në Novi Sad nga EULEX-i, përcjell Klankosova.tv Nuk ka më shumë informacione lidhur me këtë rast. Nuk bëhet e ditur se kush ishin këta persona, ishin besimtarë apo i takonin grupit terrorist. Klankosova.tv do të kërkojë informacione nga EULEX lidhur me rastin. Klan Kosova i ka siguruar pamjet e përcjelljes nga ana e Misionit Ndërkombëtar për Sundim të Ligjit/Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë