Persona të panjohur tentojnë ta djegin një kishë në Prizren NULL NULL 18.04.2023 10:00 18.04.2023 10:00 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë tentuar ta djegin objektin kishtar “Shën Pantelija” kishë ortodokse në Prizren. Sipas njoftimit, një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës, transmeton Klankosova.tv. “Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur”, thuhet në njoftim. “Pasi që janë mbledhur provat dhe dëshmitë, në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ke rekomanduar që të iniciohet rasti Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 39 minuta më parë