Përshëndetje dhe urime në Kuvend, Teuta Haxhiu ia uron lindjen e djalit Hajdar Beqës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përshëndetje dhe urime në Kuvend, Teuta Haxhiu ia uron lindjen e djalit Hajdar Beqës

NULL NULL
15/03/2018

Ka kohë që në Kuvendin e Kosovës punimet nuk janë zhvilluar si duhet.

Përpos kësaj deputetët shpesh janë të pavëmendshëm duke qeshur e folur me njeri-tjetrin, ose edhe duke mos qenë fare në seancat plenare.

Por, sot një deputete ka gjetur kohë edhe për ta bërë një urim për kolegun e saj deputet.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu e ka marrë fjalën në Kuvend për t’ia uruar lindjen e djalit deputetit Hajdar Beqa.

“Së pari ia uroj lindjen e djalit deputetit Hajdar Beqa”, ka thënë e zgjedhura e popullit Haxhiu.

Beqës lindjen e djalit ia kanë bërë ‘përhajrë’ lindjen e djalit edhe kolegët e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, derisa deputeti Bekim Haxhiu, ka tentuar edhe t’ia shqyej kmishën, si zakon ky që e kanë shqiptarët për atë që bëhet baba.


klankosova.tv