Përsëritet shorti i Champions League NULL NULL 13.12.2021 13:50 13.12.2021 13:50 Tërheqja e shortit të 1/16-tës ka ngjallur shumë reagimet tek njohësit e futbollit. Në ceremoninë e UEFA-s kanë ndodhur dy gabime. Shkaku i këtyre gabimeve, UEFA ka vendosur që ta përsëris shortin. E para sipas rregullave të përcaktuara nga shtëpia evropiane e futbollit, në short nuk munden të çiftohen ekipet nga i njëjti vendi ose dy ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup. Por, Villarealit dhe Manchester Unitedit i ra të “ndeshen” në bazë të shortit, por bazuar në rregullat e UEFA-s ky short u anulua dhe spanjollëve në vend të United iu ra City. Dhe, gabimi i dytë që ndodhi është që Manchester United nuk u fut fare në vazon ku është bërë tërheqja e shortit, andaj u eliminua edhe mundësi që “Djajtë e Kuq” të ndeshen me “El Colchonero”. Shorti do të përsëritet në ora 15:00. Following a technical problem with the software of an external service provider that instructs the officials as to which teams are eligible to play each other, a material error occurred in the draw for the UEFA Champions League Round of 16. — UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 13, 2021