Përsëri nuk kalon Projektligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 29.10.2020 20:55 nga Enis Reçica 29.10.2020 20:55 Pavarësisht se deputetët e nisën punën me 45 minuta vonesë, edhe kur filloi seanca në Kuvendin e Kosovës përsëri nuk u votuan një mori projektligjesh e rezolutash të mbetura. Kuorum nuk patën as Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, e as ai për Masat e Përkohshme për Lehtësimin e Efektit të Pandemisë. Por, as pesë rezoluta ndaj raportimit të Kryeministrit Avdullah Hoti nuk gjetën numrin e duhur të votave, meqë deputetët, pavarësisht qëndrimit në sallë, nuk morën pjesë në votim. Kryeministri gjatë diskutimeve u kritikua për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion. Porse, Hoti tha se “janë duke kritikuar ata që kanë frikë se gjërave do t’iu shkojmë deri në fund”. Kritika pati edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë temë. Në këtë seancë nuk arritën të ratifikohen as tri marrëveshje ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024