Përse iu duhen grave artet marciale? NULL NULL 11.04.2018 14:00 11.04.2018 14:00 Harrojeni shprehjen ‘’seksi i dobët’’ apo ‘’kjo është një gjë burrash’’. Shoqëria jonë ka evoluar dhe është më e ndërgjegjshme për rëndësinë e sportit në jetën e gjithësecilit. Statistikat e ndryshme tregojnë që tanimë edhe gratë po përqafojnë artet marciale njëlloj si meshkujt. Sporti më i preferuar mbetet Taekwondo. Artet marciale kanë evoluar shumë vitet e fundit. Ato nuk janë vetëm një sport ose një mënyrë vetëmbrojtjeje, por një formë shumë e mirë për të përmirësuar trupin dhe për të arritur një ekuilibër mendor, shkruan Living.al. Zbuloni disa nga arsyet përse gratë duhet të praktikojnë artet marciale: 1. Artet marciale i bëjnë gratë më të forta. 2. Ju ndihmojnë të krijoni një raport konstruktiv me trupin tuaj. 3. Forcojnë karakterin dhe procesin e vetëaktualizimit. 4. Ju mësojnë të kontrolloni emocionet dhe të keni një ekuilibër mendor të shëndëtshëm. 5. Janë një formë shumë e mirë për t’u vetëmbrojtur. 6. E pabesueshme, por artet marciale kanë ndikim edhe në tema sociologjike siç është lufta ndaj seksizmit. 7. Artet marciale zhvillojnë konceptin e barazisë mes llojit. Në këtë sport nuk kanë rëndësi karakteristikat fizike, mjafton vullneti dhe dëshira për t’ia dalë mbanë. 8. Janë një mundësi shumë e mirë për të bërë miq të rinj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.