”Përrallë nga e kaluara” tashmë në HD NULL NULL 10.05.2015 11:50 10.05.2015 11:50 Një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1987 komedia e “Përrallë nga e kaluara”me regji të Dhimitër Anagnostit ku skenari është bazuar në novelën e Andon Zako Çajupit, shpëton nga shkatërrimi dhe tashmë mund të shihet në HD. Pas katër muajsh proces restaurimi dixhital në një nga laboratorët e Hungarisë, pelikula është e ripërtërirë. Specialistët i kanë rikthyer pastërtinë zërit dhe figurës në formatin 2K ose Full High Definition. Në qendër të komedisë është martesa e pazakontë mes Gjinos 14-vjeçar, interpretuar nga Admir Sorra dhe Marigosë, që sot është Drejtorja e Arkivit të Filmit, Elvira Diamanti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 19/06/2025
Kosova Behramaj: Vepra e Nënë Zahides zgjati 2 muaj e gjysmë – nga djepi fillon gjithçka për ne shqiptarët 18/06/2025