Përplasjet Francë-Turqi, Erdogan kërkon bojkot të mallrave franceze NULL NULL 27.10.2020 10:31 27.10.2020 10:31 Tensionet mes Francës dhe Turqisë janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundi, të reflektuara qartë jo vetëm në deklaratat e ashpra të dy liderëve të tyre, por edhe vendimin e Parisit për të tërhequr ambasadorin në Turqi. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të ndalonin blerjen e mallrave franceze duke shprehur kështu zemërimin e myslimanëve për imazhet që shfaqeshin në Francë të Profetit Muhamed në një karikaturë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova Në Bangladesh të hënën, protestuesit mbajtën pankarta me një karikaturë të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe fjalët: “Macron është armiku i paqes”, ndërsa parlamenti i Pakistanit miratoi një rezolutë që i kërkon qeverisë të tërheqë të dërguarin e saj nga Parisi. Erdogan, i cili ka një histori të marrëdhënieve jo të mira me Macron, tha se Franca po ndiqte një axhendë anti-islamike. “Unë po u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mi nga këtu të mos ndihmojnë kurrë markat franceze ose t’i blejnë ato,” tha Erdogan. Në Arabinë Saudite, thirrjet për bojkot të zinxhirit të supermarketeve franceze Carrefour ishin në trend në mediat sociale, megjithëse dy dyqane që Reuters vizitoi të hënën në kryeqytetin Saudit dukeshin po aq të zënë sa normalisht. Një përfaqësues i kompanisë në Francë tha se ende nuk kanë ndjerë ndonjë ndikim. Franca është një eksportuese kryesore e grurit në Afrikën Veriore kryesisht myslimane, dhe kompanitë franceze në sektorin e automjeteve dhe shitjes me pakicë gjithashtu kanë ekspozim të konsiderueshëm ndaj vendeve shumicë-myslimane Ministri francez i Tregtisë Franck Riester tha se ishte herët për të dhënë një shifër mbi ndikimin e fushatës së bojkotit, por deri më tani ajo ishte e kufizuar dhe preku kryesisht eksportet bujqësore franceze. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.