Përplasje në studio: Tërmkolli i thotë Gashit "hesht" në gjuhën serbe, ai i drejtohet “zotëri Tërmkolli”

Përplasje në studio: Tërmkolli i thotë Gashit “hesht” në gjuhën serbe, ai i drejtohet “zotëri Tërmkolli”

NULL NULL
4 javë më parë

Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli dhe avokati Tomë Gashi janë përplasur ashpër në studion e emisionit “Debat” në televizionin publik.

Derisa Tërmkolli po fliste për Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte.

Kjo e ka nxitur reagimin e Tërmkollit duke i thënë Gashit “Çuti” – që në gjuhën serbe i bie “Hesht” – duke shtuar se ai e kupton vetëm këtë gjuhë.

“Ty Tomë duhet me të thanë ‘çuti’ derisa të ndalesh, sepse ti gjuhë tjetër nuk njeh. E di ky shumë mirë se pse po i them, sepse ky vetëm këtë gjuhë e kupton”.

Pas kësaj, Gashi i është drejtuar Tërmkollit me “Zotëri Tërmkolli”, derisa kjo e fundit e ka falënderuar me ironi.

Disa media kanë raportuar se pas këtij debati të nxehtë në studio televizive, avokati Tomë Gashi është përplasur fizikisht me shoferin e Melihate Tërmkollit.

Klan Kosova ka provuar disa herë që të kontaktojë me të dy, por asnjëri nga ta nuk e ka hapur telefonin.