Përplasje në komision për ndryshimin e përllogaritjes së ditëve të dënimit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasje në komision për ndryshimin e përllogaritjes së ditëve të dënimit

NULL NULL
02/03/2017

Para se të nisë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës,  Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka miratuar raportin me amendamentet e Komisionit Funksional për plotësimin e projektligjit për ndryshimin mbi ligjin për Bankën Qendrore të Kosovës.

Këto amendamente janë dërguar në Kuvend për miratim, njofton Klan Kosova

Debat më të madh në këtë komision ka ngritur ndryshimi i ligjit për ekzekutimin e sanksioneve funksionale, të propozuara nga deputeti i PDK-së, Nait Hasani.

Propozimet e tij kishin të bënin me përllogaritjen e ditëve të dënimit, për 24 orët e kaluara në burg të jenë të barasvlershme me një ditë e gjysmë apo 36 orë të kaluara në liri.

Kjo ka hapur kundërshtim të anëtareve tjerë të komisionit dhe si të tilla nuk janë proceduar në kuvend.

Më e zëshmja  në këtë kundërshtim ka qenë deputetja e LDK-së Doruntina Maloku e  cila ka deklaruar  se çdo ditë e të burgosurve duhet të llogaritet 24 orë pasi kjo nuk paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe konventave ndërkombëtare.