Lajmet e fundit

Polemika të forta në Spanjë mes Real Madridit dhe presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas ankesave të klubit madrilen për arbitrimin në derbin e humbur ndaj Atletico Madridit.
Tebas ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të Realit për arbitrimin, duke deklaruar se ideja se gjyqtarët janë kundër klubit është “të jetosh në një galaktikë tjetër”. Sipas tij, kjo narrativë shërben si alibi për të mbuluar problemet e skuadrës në fushë.
Real Madridi nuk ka vonuar përgjigjen. Klubi ka publikuar një komunikatë zyrtare, duke akuzuar Tebasin për “obsesion” ndaj Realit dhe duke i cilësuar deklaratat e tij si “të rënda, të pakuptueshme dhe të padenja për një drejtues përgjegjës”.
Në komunikatë, madrilenët kërkojnë një drejtim më neutral të La Ligës dhe theksojnë se qëndrimi i Tebasit po dëmton imazhin e futbollit spanjoll./Klankosova.tv