Përplasja e klasikëve: Juventus – Real Madrid NULL NULL 05/05/2015 05/05/2015 Mbretërit do të përpiqen të thyejnë mallkimin italian; Juventinët të prekin gjysmëfinalen pas dymbëdhjetë vjetësh. Real Madrid nuk ka eliminuar asnjë skuadër italiane që prej vitit 1987 kur eliminoi Napolin. Që atëherë mbretërit janë rrëzuar shtatë herë nga skuadrat italiane: dy herë nga Milan, (1989-90 and 1990-91), një herë nga Torino (1991-92), tre herë nga Juve (1995-96, 2002-03, 2004-05) dhe një herë nga Roma (2007-08). Në total madrilenët janë takuar me skuadrat italiane 63 herë, nga të cilat fitues kanë dalë 29 herë, kanë barazuar 10 herë dhe 24 herë janë mposhtur. Vetëm me Juventinët Real është takuar 17 herë, përfshirë këtu takimet në Champions dhe Kupë Evropiane, pas të cilave takime ka nxjerrë tetë fitore sa edhe Juventus, e një herë ndeshja ka përfunduar e barabartë. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave është ndër më të përsëriturat, pas takimit Bayern – Madrid (22 herë) dhe Barcelona – Milan (19 herë).
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 23 sekonda më parë
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 18 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 58 minuta më parë