Përplasen rreth lëndëve të prokurorëve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përplasen rreth lëndëve të prokurorëve

NULL NULL
26/05/2015
Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit për legjislacion është zhvilluar një debat i nxehtë rreth amandamentit për ndarjen e lëndëve të prokurorëve.

Komisioni për Legjislacion, është duke diskutuar sot për fazën e fundit të pakos së ligjeve për drejtësi.

Në këtë takim i cili është duke vazhduar deri më tani është shqyrtuar Ligji për Prokurorin e Shtetit, të cilit i’u shtuan 21 amandamente dhe si i tillë do të procedohet për në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë që debat goxha i nxehtë është zhvilluar rreth amandamentit  për ndarjen e lëndëve të prokurorëve.

Në fund është është vendosur që lëndët për prokurorë, të ndahen sipas rastësisë gjegjësisht sipas një sistemi elektronik që është duke u punuar e jo sipas rendit alfabetik  të prokurorëve./Klan Kosova.