19:04, 1 Gusht 2020

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direkte të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska.

Siç raporton Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.

Në mesin e viktimave është edhe ligjvënësi lokal republikan 67-vjeçari Gary Knopp.

Zyrtarja e sigurisë Amanda Price, tha se kjo është një tragjedi për shumë familje.

Në aksident kanë vdekur edhe:

Piloti Gregory Bell 57 vjeç, David Rogers 40 vjeç, Caleb Halsey 26 vjeç, Heather Halsey 25-vjeç, Mackay Halsey 24-vjeç dhe Kirsten Wright 23-vjeç.

Konkurs Pune

Lexo më shumë