Përparim Rama për Ibrahim Rugovën: Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona - Klan Kosova

Përparim Rama për Ibrahim Rugovën: Përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona

NULL NULL
4 months më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në 16-vjetorin e vdekjes.

Ai tha se Rugova do të jetë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona, transmeton Klankosova.tv.

“Sot kujtojmë Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Republikës së Kosovës, intelektualin, akademikun dhe kritikun letrar. I përulemi përgjithmonë jetës dhe veprës së tij, si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, lëvizjes për çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.” shkroi Rama në një postim në Facebook.