Përmirësimi i teknologjisë së baterive merr Nobelin në Kimi NULL NULL 09.10.2019 12:30 09.10.2019 12:30 Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2019 u është dhënë John B. Goodenough, M. Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino për kërkimet e tyre në përmirësimin e teknologjisë së baterive. Treshja do të ndajë çmimin për punën e tyre në “zhvillimin e baterive jonike të litiumit jon”, sipas komitetit Nobel. “Bateritë jonike të litiumit kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren në gjithçka, nga telefonat mobil deri tek laptopët dhe automjetet elektrike”, ka cekur komiteti. “Përmes punës së tyre, Laureatët e Kimisë së këtij viti kanë hedhur themelet e një shoqërie pa tela, pa fosile të karburantit”. The 2019 #NobelPrize in Chemistry has been awarded to John B. Goodenough, M. Stanley Whittingham and Akira Yoshino “for the development of lithium-ion batteries.” pic.twitter.com/LUKTeFhUbg — The Nobel Prize (@NobelPrize) October 9, 2019 Whittingham zhvilloi baterinë e parë funksionale të litiumit në fillim të viteve 1970’ta, dhe Goodenough më pas dyfishoi potencialin e baterisë. Yoshino më vonë eliminoi litiumin e pastër nga bateria, duke e zhvilluar një të bazuar tërësisht në jonet e litiumit. Kjo është më e sigurt se litiumi i pastër dhe e bëri baterinë të funksionueshme për aplikime në botë reale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 13 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 24 minuta më parë