Përmes së bijës kërcënohet e ëma - deputetja Rexhepi (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përmes së bijës kërcënohet e ëma – deputetja Rexhepi (VIDEO)

NULL NULL
11/11/2015

Shoqet prisnin ta takonin në ora 21.

Por, 21 vjeçarja Sabina Rexhepi, vajza e deputetes boshnjake Emilja Rexhepi, nuk u takua fare me to të premten mbrëma, njofton Klan Kosova.

Ajo u ndesh me dy persona të panjohur, pak metra larg shtëpisë së saj, të cilët e futën me dhunë në një makinë të zezë.

Ky veprim i dy të panjohurve sipas deputetes  Rexhepi, u bë për shkak të qëndrimit të saj si politikane.

Veprën deputetja Rexhepi e ka quajtur “kidnapim” dhe kërcënim ndaj saj dhe familjes.

Ajo ka thënë se krejt kjo erdhi një ditë pasi ajo ishte fjalosur me asambleistët e PDK-së, në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Sidoqoftë, Rexhepi nuk do që të besoj se ky kërcënim i erdhi nga PDK-ja, por thotë se po pret që organet e rendit të bëjnë punën e tyre.

Policia e Prizrenit ka thënë se pas raportimit, rasti ka kaluar në prokurori.

Por, Prokuroria e Prizrenit si kërcënim e ka cilësuar edhe një sms të cilin Emilia Rexhepi i ka dërguar kryetarit të PDK-së në Prizren Njazi Kryeziu, një ditë pasi iu kidnapua vajza e saj për disa minuta.

Klan Kosova ka provuar disa herë të kontaktoj me kreun e PDK-së në Prizren Njazi Kryeziun, por kjo nuk ishte e mundur.

E Rexhepi thotë se ketë mesazh e ka dërguar nën ndikim të stresit.

Deputetja  Rexhepi e shqetësuar për ngjarjen, tha se nëse organet e rendit nuk e kryejnë punën e tyre për të zbardhur këtë rast deri në fund, ajo do ta adresojë çështjen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku ushtron pozitën e deputetes në mandatin e dytë të saj.

Kronikë e Blerta Ahmetit.