Përmbytjet në Teksas: Numri i viktimave shkon në 82 NULL NULL 07.07.2025 08:40 07.07.2025 08:40 Të paktën 82 persona kanë vdekur pasi përmbytjet përshkuan Teksasin qendror gjatë fundjavës së 4 korrikut. Numri i të vdekurve përfshin të paktën 28 fëmijë në Qarkun Kerr, ku 10 vajza dhe një këshilltar nga Kampi Mystic janë ende të pagjetur, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Numri i të vdekurve është rritur ndërsa zyrtarët lokalë të emergjencave në të gjithë shtetin kryejnë përpjekje kërkimi, shpëtimi dhe rimëkëmbjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.