Përmbytjet mbysin 3 vetë në SHBA NULL NULL 25.05.2015 14:06 25.05.2015 14:06 Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy persona u vranë në një aksident në Oklahoma, dhe një burrë humbi jetën në San Marcos të Teksasit. Disa zona kanë pasur një rënie prej 25 cm shi gjatë 24 orëve, ndërsa parashikimet thonë se reshjet do vijojnë. Tetë persona, përfshi dhe dy fëmijë, janë raportuar të humbur përgjatë lumit Blanco në Teksas, thonë mediat lokale. Jonathan McComb ndodhej në shtëpinë e tij Wimberly bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, kur u rrëmbyen nga rrjedha e ujit. Ai është në spital i plagosur rëndë, ndërsa familja e tij nuk është gjetur ende. Edhe pesë persona të tjerë raportohen të jenë marrë nga rrjedhja e ujit nga përmbytjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, Taravari paraqet pjesën e dytë të kabinetit të tij 20 orë më parë