15:43, 26 Shkurt 2020

Kryeminisrti i Shqipërisë Edi Rama sot është takuar me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Dyshja u takuan në Moskë, ku po qëndron Rama në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së.

Në këtë takim u diskutua edhe për Ballkanin dhe Kosovën, përveç temave që ishin paraparë për vendet në konflikt – Ukraina, Armenia, Krimea dhe Nagorno-Karabakh.

Lavrov dhe Rama shfaqën qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e Kosovës edhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të dy këto qëndrime të ndryshme.

Rama vlerësoi se do të ishte mirë që të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe Serbinë dhe Rusinë, ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Lavrov përmendi Rezoluten 1244 dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, përderisa theksoi se kanë për qëllim të nxisin dialogun në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.

Nga afër këto zhvillime i ka përcjellur edhe gazetari Baton Haxhiu, i cili përmes një raportimi direkt sjell një përmbledhje të takimit Rama-Lavrov.