Përmbledhje e ngjarjeve të sotme që ndodhën deri në këto momente në Kuvend NULL NULL 14.12.2015 11:29 14.12.2015 11:29 Seanca Parlamentare e paraparë të mbahej në ora 10:00 nuk ka filluar me kohë. Në Kuvendin e Kosovës janë paraqitur edhe disa deputetë të Opozitës, të cilët ishin në arrest shtëpiak. Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli, përkundër se thanë që presin të arrestohen ata kishin vendosur të thyenin rregullat e arrestit shtëpiak dhe të vinin në Parlament. Ismaili ka shkruar në Facebook se: “Duke e krye obligimin që më është besue si deputet ndaj votuesit edhe qytetarit, ku jam betue se kam me i mbrojtë interesat, sovranitetin edhe integritetin e vendit tim, me çdo kusht, në çdo kohë”, duke shpejguar kështu arsyen e ardhjes së tij në Kuvend. Kurse deputeti Topalli tha se: “Unë pres të arrestohem, sepse ky regjim gjithë forcën po e tregon tek deputetët që po e kundërshtojnë marrëveshjen me Serbinë. Fatet personale janë të parëndësishme karshi të keqes së përgjithshme. Jam i gatshëm për burg, sepse mendoj se me veprimet e mija i shërbejë republikës së Kosovës”, pohoi Topalli”. Më pas disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarët e sigurimit të Kuvendi të Kosovës janë përleshur mes vete, pasi që parlamentarët e Vetëvendosjes refuzuan të kontrolloheshin nga sigurimi, që sipas tyre, po bëhej në formë shumë të ashpër. Rreth orës 10:30 u hodh përsëri gaz në Kuvendin e Kosovës. Gazin e hodhën shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe deputeti i AAK-së Pal Lekaj. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, menjëherë ka ndërprerë seancën dhe ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit në sallën 301. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për media pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e sotme është shprehur se janë të vendosur si opozitë për veprimet dhe ndalimin e marrëveshjeve si dhe ka thënë se Qeveria po krijon vetë krizën. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një prononcim për media pas hedhjes së gazit lotsjellës ka thënë se kanë hedhur gaz për t’i bërë trysni Qeverisë që marrëveshjet të mos kalojnë, njofton Klan Kosova. Kryesia e Kuvendin të Kosovës kanë ndërprerë takimin dhe kanë shkuar në pauzë. Mbledhja e Kryesisë do të vazhdojë në orën 13:00, ku edhe do të vendoset për vazhdimin e seancës, ose jo, njofton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë