Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje mes tifozëve të Anglisë dhe Serbisë, ndërhyjnë 22 vetura policie

NULL NULL
16.06.2024 16:52

Tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përleshje të dhunshme në një bar në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Siç raporton Mirror, përcjell Klankosova.tv, grupet e tifozëve u gjuajtën me karrige.

Derisa, bëhet e ditur poashtu se 22 vetura policie arritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një tifoz që pa ngjarjen deklaroi se përleshja nuk ishte e përmasave të mëdha por ishte “keqe”.

Incidenti që përfshin tifozët e Anglisë dhe Serbisë erdhi menjëherë pasi policia e Hamburgut qëlloi një burrë që raportohej se ishte i armatosur me një sëpatë dhe një “koktej molotovi” pak përpara se qyteti të organizonte ndeshjen e tij të parë të turneut. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.