Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri

NULL NULL
30.05.2023 08:42
Polizei Gjermani

Një përleshje masive ka ndodhur mëngjesin e së dieles në Austri.

Raportohet se të përfshirë në rrahje janë një grup i shqiptarëve dhe i serbëve.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të natës në lagjen Bindermilch në Linz, raportojnë mediat austriake përcjell Klankosova.tv

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Linzit, derisa ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur ky rast.

Siç raportojnë mediat austriake, në këtë ngjarja ishin të përfshirë 20 persona.

Gjatë përleshjes thuhet se tre persona kishin shtënë me armë zjarri në ajër.

Kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kishin ikur./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.