Përleshje me armë mes vëllezërve në Bokshiq të Klinës, një i vdekur NULL NULL 21.03.2026 17:24 21.03.2026 17:24 Një person ka vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ngjarja e rëndë ku sipas burimeve të Klankosova.tv kanë qenë të përfshirë dy vëllezër ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës. Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, deklaroi ai. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar për detajet e rastit.