Përleshje me armë mes pesë personave në Milloshevë, njëri përfundon në QKUK

Përleshje me armë mes pesë personave në Milloshevë, njëri përfundon në QKUK

NULL NULL
2 muaj më parë

Pesë persona janë përleshur në një pompë benzine në Milloshevë të Obiliqit.

Nga kjo përleshje ku pati edhe përdorim të armës së zjarrit, një person mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë në QKUK.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti. Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty, fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po ekzaminon vendin dhe po grumbullon prova për të kompletuar rastin”.