Përleshje masive në ndeshjen finale të boksit në Shkodër (VIDEO) NULL NULL 18.09.2021 15:26 18.09.2021 15:26 Degjeneron në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht. Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti. Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës. Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni. /TCH/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 6 minuta më parë