Përleshje fizike në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje fizike në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat (VIDEO)

NULL NULL
16.06.2019 17:43

Sot rreth orës 16:30 ka ndodhur një përleshje fizike gjatë Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mat.

Delegatët e këtij Kuvendi në Mat, që njihet si dega e presidentit Ibrahim Rugova, nuk i kanë kursyer as hedhjet me karrige gjatë përleshjes fizike, transmeton Klan Kosova.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar edhe një video nga vendi i ngjarjes.

klankosova.tv