Përleshja në Kuvend, shishe e grushte ndërmjet PDK-së dhe VV-së (VIDEO) NULL NULL nga Hekuran Sokoli 13.07.2023 12:10 nga Hekuran Sokoli 13.07.2023 12:10 Sot derisa ishte duke u zhvilluar një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, një përleshje fizike ka ndodhur ndërmjet disa deputëtëve të PDK-së me përfaqësues të pushtetit. Gjithçka nisi me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili nga ulësja e tij u nis për ta lagur me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ky i fundit ishte duke mbajtur një fjalim në foltore, shkruan Klan Kosova. Këtë tendencë të Lushtakut, e vëren ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe niset për t’i bllokuar me follderin e tij stërpikat e ujit që dalin na shishja e Lushtakut në drejtim të Kurtit. Pastaj Lushtaku kthehet në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ta lagur edhe atë me ujë. Si përgjigje, Bislimi e kapi një shishe që ishte mbi tryezën e tij dhe e hodhi në drejtim të Lushtakut. Ky i fundit niset që ta sulmojë Bislimin, ku më pas bllokohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Aty ndërhynë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa dhe fillon të sjellë me grushte në drejtim të ministrit Murati dhe të tjerëve. Pas përshkallëzimit të situatës, ndërhyjnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe së bashku me të pranishmit e tjerë që ishin në sallë, arrijnë që t’i ndajnë palët dhe ta largojnë kryeministrin Kurti. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë