Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, lëndohen dy, arrestohen pesë NULL NULL 21.09.2024 18:15 21.09.2024 18:15 Fotografia e publikuar nga faqja "Fansat e Futbollit Kosovar". Policia ka konfirmuar se ka ndodhur një përleshje mes tifozëve në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, të cilët edhe janë gjuajtur mes vete me mjete të forta. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Klankosova.tv tha se janë lënduar dy prej tifozëve, derisa janë arrestuar pesë të dyshuar. “Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast janë lënduar 2 prej tyre”. “Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, thuhet tutje në konfirmim. Rrahje e rëndë mes tifozave të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë, para policisë përdorën edhe thika *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.