Përleshen disa persona në Shtërpcë, katër përfundojnë në spital NULL NULL 06.07.2025 09:00 06.07.2025 09:00 Foto ilustruese - përleshje Një përleshje mes disa personave në Shtërpcë la të lënduar katër burra. Rasti raportohet të ketë ndodhur në orët e para të 5 korrikut, derisa sipas policisë, konflikti nisi derisa të përfshirët ishin në gjendje të dehur, transmeton Klankosova.tv. “Katër të dyshuar m/k kanë pësuar lëndime trupore pasi në gjendje të dehur janë përfshirë në një përleshje midis disa personave në një lokal. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar në stacion policor dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day