11:10, 6 Korrik 2020

Ermina Lekaj-Përlaskaj ka fituar mandatin e tretë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe pakicave të tjera në Parlamentin e Kroacisë.

Pas zgjedhjeve të djeshme, ajo sot ka falënderuar bashkatdhetarët që ia dhanë besimin, transmeton Klan Kosova.

“Pas një lufte të fortë për çdo votë ju me votën tuaj konfirmuat dhe këtë katërvjeçar t”ju përfaqësoj unë në parlament. Ne fillim dua t’ju falënderoj të gjithëve ju votuesve të mi, dua të falënderoj dhe ata që nuk votuan për mua pasi na e bënë këtë garë më të fortë dhe më të bukur”, është shprehur ajo.

“Dua të falënderoj të gjithë konkurrentët dinjitoz të cilët luftuan njësoj sikur unë për çdo votë. Tani kërkoj bashkëpunimin e të gjithëve për të çuar në një nivel më të lartë përfaqësimin dhe për të arritur të gjitha ato objektiva që kemi premtuar në fushatë. Pres përkrahjen e mëtejshme në rrugëtimin tonë të të gjithë pakicave që përfaqësoj”.

Te nderuar bashkatdhetare, Pas nje lufte te forte per cdo vote ju me voten tuaj konfirmuat dhe kete katervjecar t”ju…

Publiée par Ermina Lekaj Prljaskaj sur Lundi 6 juillet 2020

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë