Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përkujtohet Faruk Begolli në 15 vjetorin e vdekjes së tij

NULL NULL
23.08.2022 14:28

Sot është përkujtuar aktori i njohur i filmit dhe teatrit, Faruk Begolli, në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Në një mjedis me shumë artdashës, vepra, jeta dhe kontributi i Begollit u cilësuan tejet të rëndësishme për filmin dhe teatrin në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Në këtë ngjarje morën pjesë këshilltari i ministrit të MKRS-së, Liburn Jupolli, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, regjisorë të filmave dhe aktorë.

Këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli në fjalën e tij ka thënë se Faruk Begolli ishte një prej figurave qendrore të zhvillimit të profilit të aktrimit, teatrit dhe kinematografisë në Kosovë, duke theksuar se ai ishte personalitet që dha kontribut të jashtëzakonshëm në arsim për brezat e rinj.

Aktori Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd. Ai ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës si dhe bashkëthemelues i Teatrit “Dodona” në Prishtinë. Jeta e tij artistike ishte mjaft e pasur me role, kishte luajtur në më shumë se 60 filma.

Në oborrin e Ministrisë së Kulturës sot deri në orën 24:00 do të shfaqen filma në të cilët ka luajtur aktori Faruk Begolli.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.