Përkujtohen ushtarët francezë të rënë në Korçë NULL NULL 11.11.2015 12:44 11.11.2015 12:44 Si çdo vit, në qytetin e Korçës u përkujtua 11 nëntori, i cili përkon me armëpushimin e vitit 1918 ose fundin e konfliktit mes popujve të Ballkanit e të Europës. Në këtë ceremoni përkujtimore në nderim të 640 ushtarëve francezë, varrezat e të cilëve ndodhen në qytetin e Korçës, ishte i pranishëm ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi, kreu i PSV Petro Koçi, atashe ushtarakë të fuqive aleate dhe mike, prefekti i Korçës, Ardit Konomi, kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, kryetarja e qarkut, Ana Verushi si dhe autoritetet civile, ushtarake dhe fetare të Korçës, të cilët vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varret e të rënëve. Ata kanë qëndruar disa minuta në heshtje teksa banda frymore ka interpretuar himnin kombëtar, ndërsa më tej, në mënyrë simbolike, ambasadorja ka ecur përgjatë parcelave ku janë grupuar varret e ushtarëve francezë në shenjë nderimi dhe respekti. Një ditë më parë, ambasadori ka zhvilluar edhe një takim kortezie në Bashkinë e Korçës./ Top Channel/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 4 minuta më parë
Kosova GJKKO u sekuestron pasuria një shtetasi nga Kosova e tjetrit nga Shqipëria, hetohen për trafikim droge 5 minuta më parë