Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përkujtohen dëshmorët e Gjakovës

NULL NULL
17.05.2015 14:41
Me rastin e 17 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës, sot u bën homazhe në të gjitha varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Gjakovës.

Fillimisht strukturat komunale me një minutë heshtje nderuan para lapidarit shokët e lirisë në qendër të qytetit. Këtu nderuan edhe OVL e UCK-së dhe përfaqësues të AAK. Homazhe u bën edhe në varrezat e dëshmorëve kudo në komunën e Gjakovës.

Nënkryetari i komunës, Ramadan Hoti tha se kjo është një ditë e shënuar për Gjakovën dhe në këtë datë përulen me respekt për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve.

Kurse, kryetari i OVL të UÇK-së në Gjakovë, Sadri Hoxha tha se sot si asnjëherë më parë kujtohet veprën dhe sakrificën e të rënëve në altarin e lirisë.

Në emër të përfaqësuesve të AAK foli kryetari i degës, Pal Lekaj i cili potencoi se dita e dëshmorëve të komunës së Gjakovës u kujton edhe një herë se amanetin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit do ta qojmë në vend.

Ndërsa, babai i dëshmorit Hysen Mustafa tha se edhe pse djali i tij nuk gjendet sot me familjen, është krenar që djali i tij dha jetën për lirinë që ne gëzojmë sot.

Përndryshe dihet që Gjakova në luftën e fundi pati shumë dëshmorë e martirë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.