Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masakrës

NULL NULL
08.07.2025 18:24

Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka botuar sot librin “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, të autorit dhe imamit boshnjak, Mevludin Hrnjić.

Libri sjell rrëfimin personal të autorit, i cili si fëmijë i mbijetoi masakrës së korrikut 1995, ku brenda pak ditësh u vranë mbi 8 mijë civilë boshnjakë myslimanë në një zonë të shpallur “të sigurt” nga Kombet e Bashkuara, transmeton klankosova.tv.

Myftiu Tërnava e vlerësoi librin si një dëshmi të fuqishme për krimet që ndodhën në Srebrenicë dhe si kontribut në ruajtjen e kujtesës historike. Ai theksoi se botimi i tillë ndihmon në ndërgjegjësimin shoqëror për rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën.

Ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se kujtesa historike për krime të tilla është detyrë morale, dhe Kosova qëndron në solidaritet me popullin boshnjak dhe viktimat e gjenocidit.

Gjenocidi në Srebrenicë konsiderohet krimi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Masakra ndodhi nga 11 deri më 16 korrik 1995, në një zonë të mbrojtur nga trupat holandeze të Kombeve të Bashkuara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.